×
  • Lajme
  • Lajme

    Kurti: LDK i hoqi vijat e kuqe ndaj PDK-së dhe kjo është qesharake, le të bëhen bashkë, do t’i mundim të dyja

    Reporteri
    27 Shtator 2020 | 14:29

    Lideri i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, në mbledhjen virtuale të Këshillit të Përgjithshëm të partisë së tij, ka komentuar edhe deklaratën e kreut të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa, për heqjen e vijave të kuqe ndaj Partisë Demokratike të Kosovës.


    Kurti ka thënë se ky është një gjest qesharak, pasi që sipas tij ka kohë që këto dy parti funksionojnë në sinkron, shkruan Reporteri.net.

    Ai ka thënë se është koha e Vetëvendosjes dhe kështu do t’i mundin të dyjat bashkë, LDK-në e PDK-në në zgjedhjet e ardhshme.

    Tutje ish-kryministri Kurti ka shtuar se është koha që VV të qeverisë me ekspertizë, me ndershmëri e me patriotizëm, dhe ta shpëtojnë Kosovën, të cilës sipas Kurtit këta i kanë sjellë vetëm lajme të këqija dhe e kanë bërë lajm të keq në arenën ndërkombëtare. /Reporteri.net

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!