×
  • Lajme
  • Lajme

    Kurti: Mbajtja e zgjedhjeve të Serbisë në Kosovë e papranueshme, qytetarët s’do të rrinë duarkryq

    Reporteri
    21 Qershor 2020 | 21:59

    Kryetari i Vetëvendosjes, Albin Kurti, ka kritikuar mbajtjen e zgjedhjeve parlamentare të Serbisë në Kosovë.


    Ai ka thënë se është i papranueshëm fakti që zgjedhjet lokale në dy komuna janë anuluar që disa muaj ndërkohë që ato parlamentare serbe po lejohen të mbahen.

    “Lejimi i zgjedhjeve serbe në Kosovë ndërkohë që zgjedhjet lokale në dy komuna janë anuluar që disa muaj për shkak të Covid-19 është i papranueshëm. Qytetarët nuk do të qëndrojnë duarkryq ndërkohë që Presidenti dhe Qeveria e tij e paligjshme kërcënojnë demokracinë tonë dhe shkelin sovranitetin e vendit”, ka shkruar Kurti në Twitter, shkruan Reporteri.net.

    Kujtojmë se zgjedhjet e parakohshme në komunat e Podujevës dhe të Mitrovicës së Veriut janë anuluar për një afat të pacaktuar për shkak të situatës pandemike. /Reporteri.net/.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!