×
  • Lajme
  • Lajme / Njoftimi

    Kurti mbledh qeverinë në detyrë, s’dihet rendi i ditës

    Reporteri
    09 Korrik 2025 | 8:18

    Qeveria në detyrë e Kosovës pritet të mblidhet sot.

    Kurti pritet të mbledh kabinetin qeveritar në ora 10:00, ndërkohë që rendi i ditës nuk është bërë i ditur.

    Sot bëhen pesë muaj që nga mbajtja e zgjedhjeve të rregullta parlamentare të 9 shkurtit. Kosova ende nuk ka Kuvend të konstituuar, që do t’i hapte rrugë formimit të Qeverisë.

    Gjykata Kushtetuese u ka dhënë afat deputetëve 30 ditë që ta konstituojnë legjislaturën e 9-të të Kuvendit të Kosovës. /Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!