×
  • Lajme
  • Lajme / Takime

    Kurti me diasporen në Këln: Kemi investuar në mbrojtje e siguri, arsim e shëndetësi, bujqësi e teknologji

    Reporteri
    14 Tetor 2024 | 7:37

    Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, gjatë qëndrimit në Gjermani është takuar me bashkatdhetarët në qytetin e Këlnit, ku ka shprehur mirënjohjen për kontributin e pandërprerë të tyre për Kosovën.

    Sipas njoftimi të Zyrës së Kryeministrit, “ata diskutuan për rolin e mërgatës, arritjet e përbashkëta, sfidat dhe rrugën përpara për më shumë progres, mirëqenie e prosperitet në avancimin e shtetit, për vlera shoqërore dhe zhvillimin e drejtë”.

    “Ne si shtet, si republikë dhe si histori, ju jemi thellësisht mirënjohës. Gjermania ka qenë shtëpia ku ju keni lulëzuar, duke e mbajtur gjallë frymën e atdheut dhe mbijetesën e kombit. Ndihma gjermane ka qenë vendimtare në çlirimin e Kosovës. Jo vetëm në aspektin diplomatik dhe ekonomik, por edhe në atë ushtarak. Ne nderojmë Gjermaninë dhe ju nderojmë juve, për mënyrën sesi keni kontribuar në shoqërinë e saj, duke ruajtur njëkohësisht lidhjet e forta me atdheun tuaj”- u citohet të ketë deklaruar kryeministri.

    “Janë dyfishuar eksportet e më shumë se dyfishuar investimet e huaja, gjersa kemi rritur buxhetin e shtetit e ulur borxhin publik”.

    “Po ashtu kemi investuar në fusha kyçe si mbrojtja e siguria, arsimi e shëndetësia, bujqësia e teknologjia”, citohet të ketë thënë Kurti.

    Ai gjatë qëndrimit në Gjermani është takuar edhe me diasporën në Mynih dhe Shtutgart.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!