×
  • Lajme
  • Lajme

    Kurti me Hoppe dhe Hammerstein diskuton për rritjen e kapaciteteve të FSK-së

    Reporteri
    21 Mars 2023 | 21:23
    Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, në takim me Joachim Hoppe dhe Ralf Hammerstein

    Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, i shoqëruar nga Koloneli i FSK-së, Ejup Maqedonci, priti në zyrën e tij Gjeneral Brigade, Joachim Hoppe dhe Gjeneral Brigade Ralf Hammerstein, Drejtor i ekipit këshillues dhe ndërlidhës të NATO-s (NALT) në Ministrinë e Mbrojtjes dhe Forcën e Sigurisë së Kosovës.

    “Gjenerali Hoppe këto ditë e përfundon mandatin si Drejtor i NALT dhe këtë detyrë do të fillojë ta ushtroj Gjeneral Hammerstein. Kryeministri Kurti falënderoi atë për qasjen e vazhdueshme bashkëpunuese dhe konstruktive me institucionet e Republikës së Kosovës, me theks të veçantë, për mbështetjen e pakursyer të tij dhe ekipit të tij për ngritjen profesionale të Forcës së Sigurisë së Kosovës dhe zhvillimin e Ministrisë së Mbrojtjes”, njofton Zyra e Kryeministrit.

    “Gjeneral Hoppe gjatë mandatit të tij së bashku me ekipin e tij dha kontribut të theksuar në hartimin e politikave të mjekësisë ushtarake si dhe fusha të tjera që ndërlidhen me planifikimin strategjik në Ministri të Mbrojtjes dhe FSK. Ai tha se Ministria e Mbrojtjes dhe Forca e Sigurisë së Kosovës janë duke ecur në drejtimin e duhur në përputhje me planet e tyre zhvillimore dhe se këshillimi për ngritjen e kapaciteteve të FSK-së po bëhet në përputhje me standardet e vendeve të NATO-s. Teksa falënderoi kryeministrin Kurti për bashkëpunimin e ngushtë”, thuhet mes tjerash në njoftim.

    Në të njëjtën kohë, kryeministri Kurti e uroi Gjeneralin Hammerstein për detyrën dhe përgjegjësinë e re si Drejtori i NALT dhe e siguroi atë që bashkëpunimi me ekipin e NALT do të vazhdojë me synim avancimin e mëtejmë.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!