×
  • Lajme
  • Lajme

    Kurti “miraton” protestat e mundshme: Qytetarët kurrë nuk kanë qenë më të zemëruar, s’i ndaloj dot

    Reporteri
    23 Prill 2020 | 21:20

    Në kohën kur Kosova është duke u ballafaquar me pandeminë COVID-19, një protestë kundër formimit të Qeverisë së re është paralajmëruar përmes rrjeteve sociale më 4 maj.


    Për protestat e mundshme ka folur edhe Kryeministri në detyrë Albin Kurti.

    Ai tha se qytetarët s’kanë qenë kurrë më të zemëruar, për ngjarjet e fundit dhe se nuk i ndalon dot që të dalin dhe të protestojnë, shkruan Reporteri.

    “Qytetarët nuk kanë qenë kurrë më të zemëruar, nuk i ndaloj dot të protestojnë”, u shpreh Kurti.

    Ndër të tjera, Kryeministri në detyrë i Kosovës Albin Kurti ka deklaruar se partia që ai drejton, Lëvizja Vetëvendosje ka shënuar rritje të dyfishtë dhe se do të fitojë në zgjedhje.

    “Nga 6 tetori ne jemi dyfishuar. Kjo ngritje është e pashembullt. Duket që 6 tetori nuk ka mjaftuar, kemi nevojë edhe për një 6 tetor tjetër”, u shpreh ai. /Reporteri.net

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!