Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka përshëndetur aksionin e parë ndërkombëtar të FSK-së bashkë me ushtrinë amerikane.
Përmes një postimi në rrjetin social Twitter, Kurti ka thënë se ky mision është një moment krenarie, ndërsa në fund ia ka bashkangjitur etiketën “Bashkë më të fortë”.
“FSK në misionin e parë ndërkombëtar të përbashkët me ushtrinë amerikane. Një hap gjigant përpara. Pas disa vitesh mësim e trajnim, ne tani jemi gati të përgjigjemi dhe t’i kontribuojmë paqes dhe sigurisë në botë. Një moment krenarie. Bashkë më të fortë”, shkroi Kurti.
Postimi i tij i plotë:
The Kosova Security Force is on its first international co-deployment mission with the @USArmy. It’s a significant step forward.
After years of learning and training, we are now ready to give back and contribute to global peace and security. A moment of pride. #StrongerTogether pic.twitter.com/CgSh1X1zz8— Albin Kurti (@albinkurti) May 8, 2021