Kryeminsitri i Kosovës, Albin Kurti komentoi edhe mosmiratimin e projektligjeve si kodi civil dhe ai për shëndetin riprodhues.
Kurti në intervistë për RTK-në tha se projektligjet nuk janë pranuar jo për shkak të mospajtimit po për shkak të frikës mbi pasojat.
“Kam përshtypjen që disa projektligje nuk kanë kaluar jo për shkak të mospajtimit sa i përket substancës por për shkak të frikës mbi pasojat e mundshme e unë besoj që te frika ka një lloj inflacioni inherent” tha Kurti, përcjell Reporteri.net.
“Besoj që duhet të kemi më shumë diskutime që ta largojmë pa inat ndaj askujt
Ai tutje ka thënë se duhet të kemi më shumë diskutime brenda VV-së miegjithatë nuk ia imponon qëndrimin e tij askujt. /Reporteri.net/
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.