Kryeministri i vendit, Albin Kurti, gjatë ditë së djeshme në një konferencë për media konfirmoi heqjen e pjesshme të tarifës prej 100 për qind ndaj mallrave nga Serbia dhe nga Bosnja e Hercegovina.
Kurti tha se për këtë vendim është dakorduar paraprakisht me partnerin qeverisës, Lidhjen Demokratike të Kosovës.
Mirëpo, zyrtarë të kësaj partie konfirmuan se LDK-ja nuk është konsultuar lidhur me taksën, dhe paralajmërimet që bëhen në konferenca për media nuk mund të merren si vendime të Qeverisë.
Pikërisht për tensionimin e marrëdhënieve mes partnerëve qeverisës dhe presionit amerikan për taksën, të cilët nuk u pajtuan me heqjen e pjesërishme të saj, në Kuvendin e Kosovës për pak çaste pritet të takohen kreu i VV-së, Albin Kurti dhe ai i LDK-së, Isa Mustafa.
Reporteri mëson se në takim do të jetë e pranishme edhe kryetarja e Kuvendi, Vjosa Osmani.
Ndryshe Osmani në një adresim që kishte para pak çastesh para mediave nuk e ka mohuar as pohuar takimin e Mustafës me Kurtin. /Reporteri.net