×
  • Lajme
  • Lajme

    Kurti në Cyrih fton kompani të njohura të teknologjisë të investojnë në Kosovë

    Reporteri
    31 Tetor 2024 | 18:30

    Kryeministri Albin Kurti, gjatë vizitës së tij në Cyrih, është takuar me kompani të sektorit të teknologjisë e të njohura ndërkombëtarisht si Belimo, Migros, Bühler, PostFinance, Galenika, Xebia, Allianz.

    Përgjatë bashkëbisedimeve me drejtues dhe përfaqësues të lartë të këtyre kompanive, Kurti thuhet se i ka njohur ata “me rritjen ekonomike” dhe “progresin demokratik të Kosovës”, dhe me arritjen e Marrëveshjes së Tregtisë së Lirë me shtete EFTA muajin e kaluar, anëtare e së cilës është Zvicra.

    “Në takim, kryeministri veçoi sektorin e teknologjisë së informacionit, me infrastrukturën digjitale e cila ka njohur hov të ri përparimi në tri vitet e fundit. Përmendi përhapjen e brezit të gjerë të internetit në të gjithë vendin dhe me teknologjinë 5G, mbi 2000 kompanitë në sektorin e teknologjisë të cilat eksportojnë shërbime edhe jashtë vendit, shërbimet dhe portalet që lehtësojnë qasjen e qytetarëve e realizuar përmes e-Kosova që tashmë ofron mbi 200 shërbime, si dhe mbështetja e të rinjve që angazhohen në këtë sektor përmes trajnimeve profesionale dhe bursave studimore”, thuhet në njoftimin e Kryeministrisë.

    Ai i ka ftuar kompanitë që të investojnë në Kosovë, “të bëhen pjesë e ekosistemit teknologjik dhe zhvillimor të vendit tonë por edhe pjesë e një mjedisi të mirë të të bërit biznes”.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!