Kryeministri i Kosovës Albin Kurti, në vazhdën e aktiviteteve në 12 vjetorin e Pavarësisë së Kosovës, ka vizituar Forcën e Sigurisë së Kosovës.
Kurti foli për sakrificën e ushtarëve duke i përmendur obligimet ditore të një ushtari.
“Sakrifica që ju bëni dhe trajnimet që ju kaloni janë të vështira. Çdo mëngjes ju zgjoheni herët kur të tjerët, flenë, rregulloni shtratin, pastroni dhomat, shkëlqeni këpucët dhe stërviteni me orë të tëra në diellin përvëlues në acarin e dimrit në shi e në baltë. Stërvitjet janë të mundimshme sa shpeshherë ju bën të dyshoni të vetja nëse mund të ia dilni, Por vitet kalojnë e ju bëheni më të fortë sepse ju rreh zemra për atdhe”, tha Kurti.
Ai tha se më të drejtë synojnë që të rrisin buxhetin për Forcën e Sigurisë, pasiqë sipas tij, investimi në mbrojtje është detyrë që të forcohet shteti.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.