×
  • Lajme
  • Lajme

    Kurti kërkesë ministrave Vitia e Rizvanolli: Të hartohet një plan urgjent për pandeminë

    Reporteri
    23 Mars 2021 | 11:52

    Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, në mbledhjen e parë të qeverisë ka kërkuar nga ministrat të angazhim dhe përfaqësim të dinjitetshëm dhe udhëheqje shembull.


    Ai ka thënë se duhet vepruar me urgjencë të ulen rastet dhe vdekjet e reja si rezultat i COVID-19.

    Kurti ka pasur një kërkesë më specifike drejtuar ministrit të Shëndetësisë, Arben Vitia e ministres së Ekonomisë, Artane Rizvanolli, shkruan Reporteri.net.

    Ai ka kërkuar prej tyre sa më parë të hartohet me urgjencë një plan për pandeminë.

    Sipas tij, balancimi i tyre duhet të bëhet përmes një plani konkret.

    “Kërkohet punë dhe rezultate sa më të shpejta. Rezultati i këtij kabineti varet nga puna që bëni ju dhe ekipi që drejtoni. Nga zyra ime do të ketë bashkëpunim çdo kohë por edhe veprim. Në ditët në vazhdim pres që secili nga ju të vini me propozime konkrete që i keni identifikuar me vite. Tash është koha që të dëshmoni para qytetarëve që në pozitat që jemi vendosur jemi meritor”, ka thënë ai.

    Kurti ka thënë se duhet vepruar shpejtë që të ndalen humbjet financiare.

    “Në ndërmarrjet publike duhet të ketë auditime dhe vlerësim të performancës, aty ku ka shkelje duhet vepruar shpejtë por edhe në vendosjen e një menaxhmenti që e ka vizion të udhëheqë”, ka thënë ai.

    Kurti ka thënë se duhet përvjelë mëngët e t’i përvishen punës që i pret të gjithë.

    “Në këtë javë do të takohemi në mbledhjen e punës ku menjëherë do i marrim veprimet e nevojshme siç i sheh ky kabinet i yni qeveritar”, deklaroi Kurti. /Reporteri.net/.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!