×
  • Lajme
  • Lajme / Marsi i rezistencës dhe sakrificës për liri

    Kurti në mbledhjen e Qeverisë: Kur Serbia goditi familjen Jashari, e bëri ushtri një popull të tërë

    Reporteri
    05 Mars 2024 | 14:51

    Kryeministri Albin Kurti e ka nisur sot mbledhjen e Qeverisë duke kujtuar ngjarjet historike me të cilat muaji mars lidhet me popullin e Kosovës.

    Kurti tha se muaji mars shënon rezistencën dhe sakrificën për liri dhe çlirim të popullit të Kosovës.

    Ai para kabinetit qeveritar në 26 vjetorin e rënies heroike të Jasharëve, tha se atëherë kur Serbia e goditi familjen Jashari mendoi se po e shuan luftën çlirimtare, por në fakt ajo e bëri ushtri një popull të tërë.

    “Jemi në muajin mars, në muajin që shënon rezistencën, e luftës tonë çlirimtare të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, 5, 6dhe 7 marsin që shënojnë ditët e Epopesë së Lavdishme të UÇK-së, familjes Jashari me udhëheqjen e kryekomandantit Adem Jashari”

    “Atëherë kur Serbia e goditi familjen Jashari mendoi se po e shuan luftën çlirimtare, por në fakt ajo e bëri ushtri një popull të tërë. Rezistenca, sakrifica dhe rënia e familjes Jashari shënon kthesën kyçe në historinë tonë më të re të përpjekjeve tona për çlirim”. 26 vjetori i Epopesë po shënohet me homazhe e nderime, seancë solemne, rreshtim të FSK-së në kazermën “Adem Jashari”…”, tha Kurti.

    Kurti po ashtu tha edhe se gjatë muajit mars Kosova kujton edhe qindra masakra të kryera mbi popullsinë civile, fëmijë e pleq, gra e burra pa dallim  të ndërmarra në mënyrë të organizuar nga regjimi i Millosheviqit që udhëhiqte me shtetin e Serbisë aso kohe.

    “Gjatë muajit mars Kosova kujton edhe qindra masakra të kryera mbi popullsinë civile, fëmijë e pleq, gra e burra pa dallim  të ndërmarra në mënyrë të organizuar nga regjimi i Millosheviqit që udhëhiqte me shtetin e Serbisë aso kohe.

    Muaji mars shënon fillimin e bombardimeve të trupave të NATO-s mbi caqet ushtarake policore të Serbisë, dhe kësisoj çlirimin përfundimtar të vendit tonë”.“Muaji mars është shembull i një ecje të gjatë historike, të një populli që vuajti shumë, rezistoi, qëndroi, sakrifikoi dhe triumfoi për liri e demokraci, për çlirim e pavarësi. Nis me rezistencën dhe heroizmin dhe vazhdon me vuajtjen dhe sakrificën e popullit tonë, dhe përfundon me ndihmën e aleatëve e miqve ndërkombëtarë. Një muaj i hatashëm dhe një muaj i lavdishëm”, tha Kurti në mbledhjen e Qeverisë./Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!