Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti në ceremoninë e rivarrimit të eshtrave të martirëve të masakrës së Rezallës, ka thënë se sot 22 vite e gjysmë pas ditës së kobshme po kthehen për të pushuar në tokën e tyre.
Kurti tha se, nuk do të ndalen derisa të sjellin në dritë të vërtetën për ta.
“Në këtë ditë të rëndë nuk është e lehtë të gjenden fjalë për zbrazëtinë që kanë lënë më të dashurit tuaj. Sot 22 vite e gjysmë pas ditës së kobshme po kthehen për të pushuar në tokën e tyre. U rrëmbyen e groposën në Serbi por e vërteta nuk mund të mbulohet në varrezat e Serbisë. Të dashur familjarë jemi sot bashkë në betejën për të vërtetën nuk do të ndalemi deri të sjellim të vërtetën për ta”, tha Kurti.
Ndryshe, në Rezallë të Skenderajt, sot u rivarrosën mbetjet mortore të shtatë personave, që u vranë në luftën e fundit në Kosovë më 1998-99.
Mbetjet mortore të këtyre shtatë viktimave u gjetën në varrezën masive në Kizhevak të Serbisë. Disa mbetje mortore të dy viktimave ishin gjetur më herët në Rudnicë të Serbisë dhe iu bashkuan mbetjeve të tjera mortore që u gjetën në Kizhevak.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.