×
  • Lajme
  • Lajme

    Kurti nesër serish përkulet para varrit të Ibrahim Rugovës

    Reporteri
    23 Mars 2021 | 23:06

    Zyra për Komunikim Publik e Kryeministrit ka njoftuar për agjendën e nesërme të kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti. Në njoftimin e tyre thuhet se kryeministri Kurti nesër do të bëjë homazhe në Kompleksin Memorial “Adem Jashari” në Prekaz dhe në Kompleksin Memorial “Dëshmorët e Kombit” në Gllogjan.


    Po ashtu, Kurti do të bëjë homazhe te varri i presidentit Ibrahim Rugova, te varri i veprimtarit, Adem Demaçi.

    Kurti do t’i vizitojë edhe Varrezat e dëshmorëve në Velani – Prishtinë.

    Më poshtë gjeni agjendën e nesërme të Kurtit:

    1.Kryeministri Albin Kurti me kabinetin qeveritar bën homazhe në Kompleksin Memorial “Adem Jashari”, në Prekaz.

    VENDI: Kompleksi Memorial “Adem Jashari”, në Prekaz.

    KOHA: 08:00

    2.Kryeministri Albin Kurti me kabinetin qeveritar bën homazhe në Kompleksin Memorial “Dëshmorët e Kombit”, në Gllogjan.

    VENDI:Kompleksi Memorial “Dëshmorët e Kombit”, në Gllogjan.

    KOHA: 09:30

    3.Kryeministri Albin Kurti me kabinetin qeveritar bën homazhe te varri i presidentit Ibrahim Rugova në Prishtinë.

    Vendi: Varrezat e dëshmorëve në Velani – Prishtinë.

    Koha: 11:15

    3.Kryeministri Albin Kurti me kabinetin qeveritar bën homazhe te varri i veprimtarit Adem Demaçi në Prishtinë.

    Vendi: Varrezat e dëshmorëve në Velani – Prishtinë.

    Koha: 11:15

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!