×
  • Lajme
  • Lajme

    Kurti nga Athina për Procesin e Berlinit: Mund të sjell një valë që do të ngrinte të gjitha anijet në Ballkanin Perëndimor

    Reporteri
    05 Korrik 2022 | 19:07

    Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, gjatë pjesëmarrjes së tij në Tryezën e 26-të Vjetore të The Economist në Athinë, ka folur për rëndësinë e Procesit të Berlinit.

    Kështu ka bërë të ditur vetë Kryeministri, me ç’rast ka thënë se Procesi i Berlinit mund të shërbejë si një “valë” që do të ngrinte të gjitha anijet në Ballkanin Perëndimor, transmeton Gazeta Online Reporteri.net.

    Në anën tjetër, Kryeministri Kurti ka shtuar se edhe BE duhet të luajë rol në këtë proces përmes drejtimit të mekanizmave dhe vlerave të tij.

    “Procesi i Berlinit mund të sjell një valë që do të ngrinte të gjitha anijet në Ballkanin Perëndimor teksa Bashkimi Evropian drejton vlerat dhe mekanizmat e tij. E theksova këtë në panelin e Tryezës së 26-të Vjetore të Economist në Athinë”, shkroi Kurti në Twitter. /Reporteri.net/.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!