Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia dhe Kryeministri në detyrë, Albin Kurti në koferencë për media tregojnë se çfareë masa do të ndërmeren nga sot për parandalimin e virusit në vend.
Kryeministri Kurti përmes kësaj konference për media tregon masat që do të ndërrmeren pas 12 prillit, shkruan Reporteri.net
“Kjo pandemi që ka prekur gjithë botën ka dhënë hapsirë që të jemi përkushtuar para se të bëhet vonë dhe të marrim masa preventive”, ka thënë Kurti ndër të tjera.
Kurti theksoi se prej sonte marrja e vendimeve për parandalimin e përhapjes së virusit do të bëhet nga Ministria e Shënedtësisë dhe do të merren vendime për komuna të caktuara.
Kryeministri në detyrë iu bëri thirrje qytetarëve që të qëndrojnë në shtëpi dhe të izolohen në mënyrë që të mos rritet numri i të infektuarve sepse vetëm kështu së bashku mund t’ia dalim.
Ndërsa, Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia tha se deri më tani kemi arritur të kemi një situatë të kontrolluar.
“Prej sonte në mesnatë do të hyjmë në fuqi për kufizimin e lëvizjes dhe masat do të jenë të njejta sikur ato që kanë qenë më parë”, tha Vitia.
Vitia e dha edhe arsyen se pse po merren masat edhe më rigoroze, ku se sipas tij nuk po përfillen masat të cilat janë vendosur deri më tani.
Reporteri.net
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.