×
  • Lajme
  • Lajme

    Kurti niset nga selia e Vetëvendosjes për ta marrë detyrën e kryeministrit në Qeveri

    Reporteri
    23 Mars 2021 | 10:00

    Kryeministri i zgjedhur i Kosovës Albin Kurti mëngjesin e së martës ka shkuar në selinë partisë.


    Nga atje, Kurti u nis për në Qeveri ku pritet ta pranojë detyrën zyrtare.

    Të hënën në mbrëmje, Kurti u zgjodh për herë të dytë kryeministër. Qeveria e udhëhequr nga ai mori 67 vota të deputetëve.

    Pasi ta marrë zyrtarisht detyrën e kryeministrit nga Avdullah Hoti, Kurti do ta mbledh qeverinë.

    Më pas do të shkojë për vizitë në kompleksin memorial “Adem Jashari” në Prekaz.

    Zyrtari i parë i lartë që do të takohet me të është ambasadori i Bashkimit Evropian, Tomas Szunyog. /Reporteri.net/.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!