×
  • Lajme
  • Lajme

    Kurti nuk e komenton “kornizën e re për Dialogun”: Nuk është mirë të bëjmë komente për komente që autori i tyre nuk dihet

    Reporteri
    21 Shtator 2022 | 12:32

    Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti në “Samitin Digjital” ka zgjedhur të mos komentojë rreth të ashtuquajturës “kornizës së re për Dialogun”, që së fundmi është publikuar në media.

    Kryeministri i vendit tha se nuk është mirë të bëjë “komente për komente që autori nuk dihet”, derisa shtoi se këto dokumente bëhen për të matur pulsin e qytetarëve dhe të politikanëve të Kosovës, shkruan Gazeta Online Reporteri.net.

    “Qarkullojnë dokumente të ndryshme nuk është e dobishme t’i komentoj. Dokumentet që nuk kanë autor dhe bëhen për të matur pulsin e qytetarëve dhe politikanëve. Dialogu ku unë marrë pjesë janë bisedimet e takimeve në Bruksel, dhe vetëm atje dokumentet që prodhohen duhet t’i merrni si zyrtare. Nuk është mirë që të bëjmë komente për komentet autori i të cilit nuk dihet”, tha Kurti.

    Kryeministri i vendit gjithashtu tha se Kosova është vendi më demokratik në Ballkanin  Perëndimor, derisasa i përket sundimit të ligjit Kurti tha “jemi shtet serioz, sovran dhe i pavarur, dhe jemi më të pavarur se Serbia, pasi Serbia ka varësi nga Rusia”.

    “Së pari është evidente që Kosova është vendi më demokratik dhe i pavarur në Ballkanin Perëndimor, dhe këtë e thonë edhe organizatat e ndryshme prestigjioze të cilat e kanë vlerësuar Kosovën që është ngritur për 17 vende. Por gjithashtu edhe sa i perket sundimit te ligjit, jemi shtet serioz, sovran dhe i pavarur, dhe jemi me te pavarur se Serbia, pasi Serbia ka varsi nga Rusia. Dhe duke qenë se e luftojmë krimin e korrupsionin, dhe duke pasur sjelljen sovrane të qeverisë sonë, ne e konfirmojmë se shteti i Kosovës është në rregull, raportet duhet t’i normalizojme me Serbinë, ky normalizim bëhet me marrvëshje ligjërisht të obligueshme, ndërkombtarisht ligjërisht te obligueshme, ku në qendër duhet të jetë njohja reciproke”, tha kryeministri.

    Ndërsa, sa i përket “Ballkanit të Hapur”, kreu i ekzekutivit tha se nuk ka ndonjë qëndrim të ri.

    “Nuk kam qëndrim të ri për iniciativën “Ballkani i Hapur”, tha shkurt kryeministri Kurti./Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!