×
  • Lajme
  • Lajme

    “Kurti nuk është në tokë të bukës”, Armend Muja i kundërpërgjigjet Enver Hoxhajt

    Reporteri
    15 Prill 2021 | 23:38

    Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosjes, Armend Muja i është kundërpërgjigjur deklaratës së ushtruesit të detyrës së kryetarit të Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Enver Hoxhaj, i cili tha se ‘Albin Kurti nuk është në tokë të bukës’.


    Muja në emisonin ‘DPT TE FIDANI’ në T7 tha se Hoxhaj nuk duhet të brengoset për dështimin e Kurtit, pasi ai, sipas tij, do ta ketë një mandat të suksesshëm.

    “Por unë mendoj që Hoxhaj dhet ta ketë parasysh se Kurti është në krye të Qeverisë që 22 ditë, e di qe pritejt janë të mëdha. Unë ju siguroj, edhe Enver Hoxhajn që ai nuk duhet të brengoset për dështimin e Kurtit, ai do ta ketë një mandat të suksesshëm”, tha ai në T7.

    Ushtruesi i detyrës së lideri të PDK-së në Pressing tha se kryeministri Kurti po dështon, dhe sipas tij, ky është dështim i thellë.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!