Kandidati për kryeministër nga Vetëvendosje, Albin Kurti ka deklaruar se nuk do ta amnistoj askënd qofshin ata edhe zyrtarë të subjektit politik që udhëheq.
Ai e ka bërë këtë deklaratë mbrëmë në një emision televiziv në Shqipëri.
“Ne do ta çlirojmë prokurorinë dhe gjyqësorin nga ekzekutivi. Unë nuk jap amnisti. Do të çojë para prokurorisë edhe zyrtarë të Vetëvendosjes. Në Prishtinë, shtëpia e parë që prishëm ishte shtëpia e një aktivisti pasi kishte një shtesë pa leje. Unë nuk jap amnisti për askënd.” tha Albin Kurti në emisionin Open, shkruan Top Channel.
Ai ka shtuar se me LDK-në ishin opozita e djeshme ndërsa populli vendosi që ne duhet të jenë qeveria e së nesërmes.
Sa i përket raporteve me kryeministrin e Shqipërisë, Kurti ka thënë se po keqpërdoren mospajtimet mes tij dhe Ramës, pasi sipas tij Vetëvendosje është afër me PS-në
“Shpreh pakënaqësinë time lidhur me keqpërdorimin që i bëhet kritikave dhe mospajtimeve mes meje dhe Ramës, dhe këto keqinterpretime bëhen nga ata që nuk duan bashkimin mes Shqipërisë dhe Kosovës.
Kemi afërsi me PS-në, por dega jonë në Shqipëri, nuk është as pozitë dhe as opozitë.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.