×
  • Lajme
  • Lajme

    Kurti: Nuk kam ndryshuar qëndrim për Ballkanin e Hapur

    Reporteri
    30 Mars 2023 | 23:50
    Kryeministri Albin Kurti

    Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka folur për qëndrimin e tij ndaj inciativës së Ballkanit të Hapur.

    Kurti në një intervistë për Rubikon ka thënë që nuk e mbështet këtë inciativë.

    “Nuk kam qëndrim tjetër. Ballkani i Hapur, me sa e di unë as website nuk ka. Pra, është një iniciativë që nuk ka as platformë, as kontratë themelore, nuk ka as strategji, as plan veprimi”, tha Kurti, përcjell Reporteri.net.

    “Nuk është sipas rregullave të Bashkimit Evropian, nuk e ka financimin e Bashkimit Evropian dhe unë nuk mund ta mbështes një iniciativë të tillë”, theksoi ai.

    Në Ballkanin e Hapur bën pjesë Shqipëria, Serbia dhe Maqedonia ndërsa Kosova, Mali i Zi dhe Bosnja refuzojnë të jenë pjesë e kësaj iniciative politike dhe ekonomike./Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!