×
  • Lajme
  • Lajme

    Kurti: Nuk mund të mendoj për orët e fundit që ka kaluar 18 vjeçarja në Ferizaj, kjo nuk guxon të ndodh më

    Reporteri
    25 Gusht 2021 | 10:30

    Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, në mbledhjen e sotme të Qeverisë ka folur për vrasjen e 18 vjeçares M.O në Ferizaj.


    Kurti ka thënë se nuk guxon të mendojë për orët e fundit që ka kaluar viktima para se të ndërronte jetë, shkruan Reporteri.net.

    Ai është shprehur se deri më tani ka pasur një ë indiferencë të përgjithshme nga rrethi shoqërore dhe drejtësia e instaluar ndër vite kur bëhet fjalë për vrasjen e grave dhe dhunën ndaj tyre.

    “Me formën më të rëndë dhe çnjerëzore u vra Marigona, së cilës dje ia dhamë lamtumirën e fundit. Ne sërish u ndjemë ë pafuqishëm përballë një vdekje të pazakonshme. Nuk guxoj ti mendoj orët e fundit të jetës së një vajze të re. Nuk guxoj të mendoj. Kjo nuk guxon të ndodhë më. Pas një veprimi të tillë na shuhen shpresat e na bien fuqitë. Vrasësi nuk ka njohur asgjë nga Marigona, veç moshës së saj. Ai nuk ka parë asgjë të bukur. Viktimën e njohëm nga dhuna që u ushtrua mbi të, kurse të dyshuarin për vrasjen e saj nga biografia e tij. Kjo është gjendja jonë shoqërore e jashtëzakonshme. Një indiferencë e përgjithshme nga rrethi shoqëror edhe drejtësia e instaluar ndër vite e vite, ka bërë që në kokat tona të mbeten emra grash, viktima të një dhune të tmerrshme. Ne nuk duhet të lejojmë që kujtesa jonë të mbushet me emra tjerë grash viktima të vrasjeve. Nuk mund të tolerohen më xhepa të çmendurisë vrastare e as indiferenca. Drejtësia është çështje e shoqërisë në tërësi”, u shpreh Kurti në mbledhjen e Qeverisë. /Reporteri.net

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!