×
  • Lajme
  • -->
    Lajme

    Kurti paralajmëron se Kosova nuk do t’i njohë diplomat universitare të Serbisë

    Reporteri
    06 Nëntor 2019 | 15:51

    Kreu i Vetëvendosjes, Albin Kurti ka paralajmëruar reciprocitet me Serbinë sa i përket njohjes së diplomave universitare.


    Ai përmes një fotografie që ka publikuar në Instagram, ka shkruar se meqenëse Serbia ende nuk i ka pranon diplomat universitare nga Republika e Kosovës, reciprocitet do të thotë edhe pranimi i diplomave.

    Kurti ka marrë shembullin e një studente të Masterit për Pegagogji që ka po studion në Universiten e Prishtinës.

    “Almedina Ahmeti është studente në Master për Pedagogji, në Fakultetin e Edukimit në Universitetin e Prishtinës. Almedina shkollën fillore e ka kryer në Tërnoc, gjimnazin e ka filluar në Bujanoc ndërsa e ka përfunduar në Gjilan. Mirëpo, ajo nuk do të mund të punësohet në vendlindjen e saj në Bujanoc kur të diplomojë, meqenëse Serbia ende nuk i pranon diplomat universitare nga Republika e Kosovës. Reciprocitet do të thotë edhe pranim i diplomave tona”, ka shkruar Kurti.

    Shpërndaje:
    -->
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!