×
  • Lajme
  • Lajme

    Kurti për kërkesën për garanci për krerët e UÇK-së: Ata e kanë mbrojtjen e tyre, s’është shteti në gjyq

    Reporteri
    07 Maj 2021 | 17:27

    Kryeministri Albin Kurti ka folur për kërkesën për garanci për mbrojtjen në liri të ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovë. Ai tha se ata kanë mbrojtjen e tyre dhe se s’është shteti në gjyq.


    I pyetur nga gazetarët për punën e shumë diskutuar të ofrimit të garancisë për mbrojtje në liri të krerëve të UÇK’së që po gjykohen në Hagë. Kurti ka thënë se Kosova s’mund të jetë si shtet i tretë meqë Specialja “është një këmbë në Kosovë e një këmbë jashtë Kosovës”.

    Derisa ka thënë se si kryeministër s’mund as ti kërkojë Kroacisë ofrimin e garancisë për Gjykatën Speciale për mbrojtjen në liri të krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

    “Problemi me çështjen e garancisë është që Kosova nuk është shtet i tretë. Në Gushtin e 2015, argumenti kryesor pse duhej të votohet amendamenti 24 e që ne e kundërshtuam, ka qenë që nëse nuk e bëjmë ne, do të bëhet gjykatë ndërkombëtare. Ne e kemi ditur që nuk ishte ashtu. Ne e kishim të qartë që kjo Gjykatë nuk do të ishte krejtësisht jashtë Kosovës, por një këmbë jashtë e një këmbë brenda. Prandaj jemi në këtë situatë te pafavorshme, kur Kosovës me vendimin e gushtit i pamundësohet. Nuk mund të kërkojë unë garanci nga Kroacia. Ka një proces juridik. Ata që janë në burg. Nuk është shteti në gjyq. S’më takon mua që të marr këso hapash. Do të ishte gabim për shtetin”, ka theksuar ndër të tjera kryeministri.

    Kurti ka paralajmëruar se do të bëhen përgatitje të mëdha për ta paditur Serbinë për gjenocid, dhe sipas kreut të ekzekutivit një rast i tillë nuk duhet të humbet.

    “Kemi filluar punën për ngritjen e padisë për Serbinë. Do t’iu njoftojmë për këto përgatitje. Janë përgatitje gjigante, dhe një rast i tillë nuk guxon të humbet. Ne jemi të bindur që Serbia ka kryer gjenocid në Kosovë, dhe kjo e Meriton një padi. Dhe Qeveria e ka obligim ndaj historisë dhe ndaj ardhmërisë sonë”, ka thënë Kurti.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!