×
  • Lajme
  • Lajme

    Kurti për krimet serbe: Nuk ka amnisti, vetëm drejtësi

    Reporteri
    26 Prill 2020 | 21:14

    Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka shkruar per Masakrën e Mejës dhe mbi 1600 të zhdukurit nga lufta në Kosovë.


    Teksa e ka shoëruat me nje fotogragi ku ndërtesa e Qeverisë mban numrin e personavr të zhdukur, ka thënë se nuk është e mundur të ndertohet e ardhmja pa u mbyllur e ardhmja.

    Në këtë drejtim, ai ka shkruar se për krimet nuk di te ketë amnisti. Tha se temë e parë në dialogun me Serbinë do të jetë cështja e të zhdukurve.

    Postimi i plotë:

    27 prilli i vitit 1999 ishte i kobshëm për gjithë Kosovën.

    Në këtë datë koinçidon edhe masakra e Mejës.

    Përvjetori i Masakrës së Mejës ku u vranë e zhdukën 376 shqiptarë, por edhe Dita për Persona të Zhdukur, e shpallur në nderim të viktimave të masakrës së Mejës dhe gjithë të zhdukurve si pasojë e Luftës në Kosovë, na përkujton se kemi edhe shumë plagë të hapura.

    Aktualisht, janë edhe 1641 persona të zhdukur. Janë familjet e 1641 personave që vazhdojnë të jetojnë në ankthin e pritjes, 1641 familje vuajtja e të cilave është stërzgjatë për më shumë se dy dekada. Fëmijë, tani të rritur bashkë me pritjen për një përgjigje. Pleq që nuk kanë njohuri për fatin dhe vendndodhjen e trashëgimtarëve të tyre.

    Thuhet se koha shëron plagë, por kjo thënie dështon te familjet e të zhdukurve. Koha vetëm sa vjen e thellon plagët, venit shpresën dhe rëndon dhimbjen për këta familjarë.

    Nuk është e mundshme të ndërtohet e ardhmja, pa u mbyllur si duhet e kaluara. Kemi obligim që të bëjmë gjithë sa mundemi që t’i prejmë rrugën kësaj drejtësie të munguar, duke e bërë çështjen e të zhdukurve si çështje të parë në dialogun e ardhshëm Kosovë – Serbi.

    Nuk ka amnisti – por vetëm drejtësi.

    Sepse… të gjithëve na mungojnë!

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!