×
  • Lajme
  • Lajme

    Kurti për mocionin e LDK-së: Po presim çka do të shkruhet

    Reporteri
    18 Mars 2020 | 22:41

    Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti në një konferencë të jashtëzakonshme për media ka folur për arsyet e shkarkimit të ministrit Veliu, si dhe për vendimin e LDK-së për të dalë nga qeveria dhe për të inicuar mocion mosbesimi.


    I pyetur nëse LDK do të jetë partneri i vetëm qeverisës siç ishte deklaruar më parë nga Kurti, ai ka thënë se dëshiron ta ketë LDK-në partner, por me respektimin e marrëveshjes për koalicion.
    “E kam thënë edhe sot e them që e kemi LDK-në partner, ne e kemi në koalicon dhe duam ta kemi LDK-në në koaliconin qeverisës por nuk besoj se LDK-ja do të duhej të identifikohej me deklaratën e mbrëmshme. Nuk mund të thuash po sigurisht. Nuk mundet ministri të shpall gjendje të jashtëzakonshme në mesnatë. Prandaj mendoj se LDK nuk do të duhej të identifikohej me deklaratën e mesnatës së njërit ministër i cili nuk mban atë qëndrim në mbledhjet e brendshme dhe pastaj del kundër kryeministrit. Kur kemi qenë në negociata për krijimin e koalicionit e kemi thënë qartë, duam bashkëpunim dhe duam respektim dhe për këtë e kemi marrëveshjen me tekst e poashtu programin qeverisës tash”, tha Kurti.
    Më tutje, Kurti tha se nuk mund të hiqet tarifa e të harroeht reciprociteti, duke aluduar në kërkesën e LDK-së ndaj tij për heqje të tarifës që ka ardhur edhe si kërkesë eksplicite e Shteteve të Bashkuara të Amerikës.
    “Nuk mund të thuhet të hiqet tarifa e harrohet reciprociteti nuk është dashur të pranosh marrëveshjes npëse do heqje të tarifës pa reciprocitet. Unë dua më tutje bashkëpunim vetëm duhet t’i respektojmë marrëveshjet dhe nuk mundet një ministër t’ia mbajë krahun një ideje të presidentit i cili disi u zbraps nga ajo sot. Ka një zbrapsje të presidentit i cili nuk insistoi sot sikur dje për shpalljen e gjendjes së jashtëzakonshme”, tha Kurti.
    I pyetur nëse do të votojë pro rrëzimit të qeverisë së tij, Kurti tha se do të pret se çfarë do të shkruhet e se çfarë do të thuhet që të vendos.
    “Ne duhet të presim se çfarë do të bëjmë e çfarë do shkruajmë e pastaj ne të përgjigjemi, tani duhet të përqendrohemi si qeveri me gjithë kabinetin për luftimin e virusit korona.”, tha Kurti.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!