Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, në një intervistë për gazetën britanike “The Times” ka thënë se Rusia po punon me Serbinë kundër vendeve ballkanike që po e mbështesin Ukrainën.
“Rusia po punon me Serbinë në fushata dezinformuese dhe sulme kibernetike kundër vendeve ballkanike që po mbështesin Ukrainën, ka paralajmëruar kryeministri kosovar”, thuhet në artikullin e “The Times”.
Gazeta britanike ka përmendur ndihmën ushtarake që Kosova ka ofruar për Ukrainën dhe ndalimin e shtetasve rusë në Kosovë.
“Albin Kurti, udhëheqësi pro-perëndimor i vendit të vogël, i cili u nda nga Serbia pas luftës së viteve 1998-99, tha se Kremlini po përdorte lidhjet e tij me Beogradin, një aleat i vendosur, për të ndezur tensionet ekzistuese në ish-Jugosllavi. Kosova ka ofruar ndihmë ushtarake për Ukrainën, duke përfshirë predha mortajash dhe automjete të blinduara, dhe është pjesë e një koalicioni shumëkombësh të çminimit në vend. Ajo gjithashtu ka miratuar një rezolutë për të strehuar deri në 5000 refugjatë ukrainas dhe ka ndaluar shtetasit rusë të hyjnë në Kosovë. Një flamur i madh ukrainas është ekspozuar në qendër të kryeqytetit të Prishtinës.”
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.