Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti sapo ka reaguar për deklaratën e ambasadorit Richard Grenell se Kurti e kishte shikuar në sy dhe i kishte thënë se do ta heq taksën.
Kurti tha se ka shikuar në sy Grenellin dhe i ka premtuar heqjen e taksës. Por, tha Kurti, asnjëherë nuk i kam thënë që do ta heqim tarifën 100% pa reciprocitet.
“Me ambasadorin amerikan në Berlin, z. Richard Grenell, jam takuar dy herë. Takimi i parë ishte më 9 tetor 2019, në ora 13:45, në Ambasadën e ShBA-ve në Prishtinë. Takimi i dytë ishte më 23 janar 2020, në ora 10:30, në selinë qendrore të LVV. Në takimin e parë me mua ishte z. Glauk Konjufca. Në takimin e dytë me mua ishin z. Glauk Konjufca dhe znj. Fitore Pacolli-Dalipi. Të dy herët, z. Grenell e kam shikuar në sy. Por, asnjëherë nuk i kam thënë që do ta heqim tarifën 100% pa reciprocitet. Është për t’u përshëndetur dhe inkurajues deklarimi i qartë i sotëm i Ambasadorit Grenell kundër planeve për shkëmbim territorial”, ka shkruar Kurti në facebook.
“Ai më shikoi në sy dhe tha se ata do ta largojnë taksën” ka thënë Grenell. Sipas tij, është qëndrim i Shtetet e Bashkuara se “taksa prej 100 për qind që është zbatuar para z.Kurti ka qenë duke i dëmtuar ekonominë dhe popullin e Kosovës më së shumti”, ka deklaruar amerikani Grenell.