×
  • Lajme
  • Lajme / Flet kryeministri për sulmin terrorist në Banjskë

    Kurti: Plani i terroristëve ishte nisja e një lufte të re në Kosovë, kemi gjetur armatim në vlerë mbi 5 milionë euro

    Reporteri
    30 Shtator 2023 | 11:06

    Kryeministri Albin Kurti sot në Mbledhjen e Këshillit të Përgjithshëm të Vetëvendosjes ka folur për sulmin terrorist që ndodhi më 24 shtator në Banjskë të Zveçanit.

    Ai tha se plani i terroristëve serbë ishte nisja e një lufte të re në Kosovë, ku tha se vlera e armatimit të konfiskuar është mbi 5 milionë euro dhe se kishte armatim për qindra luftëtarë.

    “Kemi gjetur armatim në vlerë mbi 5 milionë euro dhe sasi të armatimit për qindra luftarë që dëshmon për planin e fillimit të një lufte të armatosur brenda e kundër Republikës së Kosovës. Armatimi ushtarak dhe trajnimet luftarake, municioni dhe pajisjet e tjera, direktivat politike dhe strategjike dhe mbështetja zyrtare e publike, të gjitha vinin nga Serbia”, tha tutje ai,.

    Kryeministri tha tutje se nga e diela e kaluar asgjë më nuk është njësojë.

    “Kësisoj nga e diela që e lamë pas asgjë më nuk është e njëjtë. Faktet janë sheshtazi dhe ajo që e kemi thënë ngaherë që Serbia po e sponsorizon terrorizimin në veri, u qartësua e u vërtetua”, tha Kurti. /Reporteri.net/.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!