×
  • Lajme
  • Lajme

    Kurti: Po shterron me shpejtësi koha që i kemi dhënë KFOR-it për heqjen e barrikadave

    Reporteri
    28 Dhjetor 2022 | 10:56

    Në mbledhjen e 116 të Qeverisë, Kryeministri i Kosovës ka numëruar të arriturat përgjatë vitit 2022, por këtu ai foli edhe për barrikadat në veri, shkruan Gazeta Online Reporteri.net.

    Kreu i ekzekutivit tha se kriminelët në veri po mundohen të destabilizojnë rajonin dhe cënimin e integritetit territorial të Kosovës.

    Vendosja e barrikadave në rrugë nuk do të pranohet tha Kurti, duke treguar se i kanë dhënë kohë KFOR-it që t’i heqë ato.

    “KFOR ka kërkuar kohë për të vepruar, por kjo kohë po shterron me shpejtësi. Kemi bashkëpunim e koordinim me KFOR… koha që i kemi dhënë KFOR …. Një gjë duhet të kuptohet se nuk mund të qëndroj parimi i lëvizjes së lirë e edhe barrikadat”, ka thënë Kuti.

    I pari i Qeverisë gjithashtu theksoi se Policia e Kosovës ka zhvilluar 850 operacione kundër krimit të organizuar dhe kontrabandës.

    Kurti tha se janë arrestuar 3051 persona dhe se “janë shkatërruar 69 grupe kriminale e janë konfiskuar mbi 9 ton substanca narkotike”./Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!