×
  • Lajme
  • Lajme

    Kurti: Po skanojmë gjendjen e pandemisë COVID-19, rruga më e duhur është zgjedhja e Vjosa Osmanit presidente

    Reporteri
    02 Prill 2021 | 11:03

    Kryeministri Albin Kurti gjatë seancës që po mbahet tani në Kuvendin e Kosovës, ka thënë se po skanohet gjendja e pandemisë së COVID-19 në Kosovë, gjersa ka folur edhe për postin e presidentes, shkruan Reporteri.net.


    Ai ka thënë se duhet të zgjedhet sa më shpejt Vjosa Osmani presidente e vendit.

    “Jemi duke e skanuar gjendjen që e kemi gjetur, do ta përpilojmë programin qeverisës, rendi e do një skanim të tillë dhe gjithashtu ta bëjmë zgjedhjen e presidentes së Kosovës, pasi që ky është një vit ku kemi qeverinë e re dhe presidenten e re, është e rrugës ta zgjedhim presidenten. Jemi të bindur se kjo është rruga më e duhur”, tha ai.

    “Jemi më shpejtë se çdo here më herët për zgjedhjen e qeverisë. Po të ishte vaksina Pfizer ose Moderna unë nuk do ta merrja, vetëm për shkak që ka qenë AstraZeneca e cila ka një reputacion të lënduar sot në botë jo vetëm në rajonin tonë, kam konsideruar që është e udhës që ta marrë i pari këtë vaksinë dhe kurrfarë synimi tjetër për të privilegjuar vetën apo për të qenë thjesht i pari nuk ka pasur. Një brend tjetër i vaksinës mua nuk do të më bënte marrës të parë të vaksinës”, tha Kurti.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!