×
  • Lajme
  • Lajme / Procesi i Berlinit

    Kurti pritet nga kancelari gjerman Scholz

    Reporteri
    14 Tetor 2024 | 11:01

    Kryeministri i vendit, Albin Kurti, në prag të nisjes së samitit të Procesit të Berlinit, është pritur nga kancelari i Federatës Federale Republika e Gjermanisë, Olaf Scholz.

    Derisa ka publikuar një fotografi nga takimi me Scholz, Kurti ka shkruar se pret me padurim diskutimet dhe rezultatet, raporton gazeta online Reporteri.net.

    “Ne kemi punuar shumë për ta bërë samitin e këtij viti të Procesit të Berlinit një sukses. Për një dekadë, ajo ka luajtur një rol kyç në mbajtjen e BB6 së bashku dhe për ta sjellë atë më afër BE-së. Pres me padurim diskutimet dhe rezultatet”, ka shkruar Kurti në platformën “X”.

    Në takimin e sotëm në kuadër të Procesit të Berlinit, në të cilin do të marrë pjesë edhe Kurti, është paralajmëruar nënshkrimi i disa marrëveshjeve dhe deklaratave në mes të 6 vendeve të Ballkanit Perëndimor.

    Tri nga pesë marrëveshjet e nënshkruara në vitin 2022 në kuadër të Procesit të Berlinit nuk kanë gjetur zbatim ende.

    Mes tyre është edhe marrëveshja për heqjen e regjimit të vizave mes Kosovës dhe Bosnjë-Hercegovinës.

    /Reporteri.net/.

    We have worked hard to make this year’s summit of the Berlin Process a success. For a decade, it has played a key role in keeping the WB6 together and bringing it closer to the EU.

    I look forward to the discussions and deliverables.#BerlinProcess10 pic.twitter.com/5LeEtKFXQN

    — Albin Kurti (@albinkurti) October 14, 2024

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!