Kryeministri Albin Kurti ka qenë për vizitë në selinë e Bashkësisë Islame të Kosovës për të uruar festën e Fitër Bajramit, ku u prit nga myftiu Naim Tërnava.
Ai para mediave ka uruar festën e Fitër Bajramit për të gjithë besimtarët myslimanë.
“Qeveria e Kosovës e vlerëson dhe e çmon lartë rolin dhe kontributin e BIK-ut me në krye myftiun Naim Tërnava, në të gjitha etapat e zhvillimit, të përparimit, të çlirimit dhe të pavarësimit të vendit tonë”.
“Urime dhe gëzuar Bajrami, për hajër Bajrami të gjithëve, Zoti kabull agjëruesve, dhe një mirënjohje për aspektin social të Bashkësisë Islame të Kosovës që ndihmoi të varfëritë ata që e kanë gjendjen e vështirë në mënyra të ndryshme, kësisoj dëshmon mëshirën, solidaritetin dhe dëshirën për begati për të gjithë pa dallim”, ka thënë Kurti.
Tutje, Kurti ka njoftuar se: “Në këtë pranverë përkujtojmë edhe 37 dëshmorët e UÇK-së që vijnë nga radhët e imamëve dhe hoxhallarëve të Bashkësisë Islame të Kosovës”.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.