×
  • Lajme
  • Lajme

    Kurti priti në takim ambasadorin e Katarit, Ali Bin Hamad Al-Marri

    Reporteri
    29 Dhjetor 2021 | 20:44

    Kryeministri Albin Kurti ka pritur sot në takim ambasadorin e Katarit, Ali Bin Hamad Al-Marri, të cilin e ka falënderuar për mbështetjen e këtij vendi në ballafaqimin me pandeminë koronavirus.

    Siç thuhet në një komunikatë për media, kryeministri Kurti e falënderoi shtetin e Katarit edhe për lehtësimin e hapjes së ambasadës së Republikës së Kosovës në Doha, për përkrahjen e deritanishme në anëtarësimin e vendit tonë në organizata ndërkombëtare dhe bëri thirrje që kjo mbështetje të vazhdojë edhe më tutje.

    Kryeministri Kurti tha se Kosova është vend i përshtatshëm dhe me potencial për investitorë të huaj, me stabilitet politik dhe një qeveri të fokusuar në drejtësi dhe zhvillim ekonomik.

    Ndërsa, ambasadori Al-Marri shprehu gatishmërinë për thellimin e mëtejmë të marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Katarit.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!