Kandidati për kryeministër nga Lëvizja Vetëvendosje, Albin Kurti, ka thënë se ata që janë kundër zgjerimit të Bashkimit Europian po i ndihmojnë përpjekjet e presidentit rus, Vladimir Putin, për ta destabilizuar Ballkanin Perëndimor.
Kështu ka thënë ai në një intervistë për televizionin turk, TRT World, duke shtuar se Putin është i nervozuar për shkak të dështimit në Maqedoninë e Veriut dhe Mal të Zi, dhe tani po e synon Kosovën, ku do të dështojë sërish.
Më poshtë mund ta ndiqni një pjesë të intervistës së tij në gjuhën angleze.
.@albinkurti suggests opponents of EU enlargement are colluding with Putin's attempts to destabilize the Western Balkans, says Putin is particularly angry after he failed in North Macedonia & Montenegro, and is now training his ire on Kosovo and Bosnia, where he will fail again. pic.twitter.com/h6ELDbsb7B
— Admirim (@admirim) November 21, 2019