Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, sot në konferencë për media ka thënë se do të vizitojë veriun e vendit, por nuk ka dhënë një afat se kur do të ndodhë kjo.
Ai ka thënë se kur të shkon në veri të vendit, ai nuk do të shkojë i shoqëruar nga Forca e Sigurisë së Kosovës.
“Unë në mandatin tim si kryeministër i Republikës së Kosovës do të shkoj gjithandej nëpër Kosovë përfshirë edhe veriun e Kosovës, për mua veriu i Kosovës është Kosovë. Por nuk do të shkojë me FSK-në, a po kuptoni. Pra nuk ka të bëjë tash kjo përgjigja ime me këtë zotimin e një anshëm të vitit 2013”, ka deklaruar Kurti në konferencë. /Reporteri.net/.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.