“Demokracia ka nevojë për qytetarë aktivë dhe të mirë informuar që marrin pjesë dhe angazhohen”.
Kështu tha kryeministri Albin Kurti në takimin virtual të bordit të Aleancës Progresive (Progressive Alliance).
Ai theksoi domosdoshmërinë për arsimim të mirë dhe media të lira që kërkojnë të vërtetën, nxjerrin në pah korrupsionin dhe skandalet dhe mbajnë përgjegjës përfaqësuesit e zgjedhur.
Kryeministri Kurti vuri theksin te dy çështjet më urgjente për qytetarët, të cilave u përgjigjet Programi Qeverisës: puna dhe drejtësia.
“Qytetarët duan një shtet demokratik që respekton dhe mbron të drejtat e njeriut dhe të drejtat civile, që funksionon bazuar në sundimin e ligjit, lirinë e medias dhe lirinë e fjalës. Ata duan një sistem të pavarur dhe profesional të drejtësisë që jep vërtetë drejtësi dhe një qeveri që punon për të gjithë, pavarësisht prejardhjes dhe të ardhurave,” tha ai.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.