×
  • Lajme
  • Lajme

    Kurti reagon për sulmin në Vjenë: Qëndrojmë pranë popullit të Austrisë

    Reporteri
    03 Nëntor 2020 | 12:10

    Kreu i VV-së, Albin Kurti, ka reaguar për sulmin terrorist në Austri.


    Ai thotë se sulmet e tilla rëndojnë mbi familjet e viktimave dhe popujve të tyre, por fuqizojnë bindjen dhe idealin njerëzor anekënd globit për t’i dënuar ato.

    Kurti thotë se të bashkuar e në solidaritet duhet të qëndrojmë pranë më të dashurve të viktimave dhe të të lënduarve, si dhe mbarë popullit të Austrisë.

    Postimi i tij:

    Pas sulmeve në Dresden të Gjermanisë ku u vra një e një tjetër u lëndua rëndë dhe në Paris e Nicë të Francës ku u vranë njëherë një e pastaj tre, edhe Vjena përjetoi një akt terrori famëkeq.

    Sulme të tilla rëndojnë mbi familjet e viktimave dhe popujve të tyre, por fuqizojnë bindjen dhe idealin njerëzor anekënd globit për t’i dënuar ato dhe për të rezistuar ndaj çdo përpjekje për të mbjellë frikë në jetët tona.

    Të bashkuar e në solidaritet qëndrojmë pranë më të dashurve të viktimave dhe të të lënduarve, si dhe mbarë popullit të Austrisë.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!