×
  • Lajme
  • Lajme

    Kurti refuzon të përgjigjet për zhvillimet në veri

    Reporteri
    02 Tetor 2021 | 11:59

    Kryeministri Albin Kurti nuk ka pranuar të përgjigjet për zhvillimet e kësaj së shtune në veri të Kosovës.


    Ai ka refuzuar të prononcohet për këtë çështje, pavarësisht insistimit të gazetarëve.

    Kurti është deklaruar pas Kuvendit Zgjedhor të BSPK-së për disa çështje, por nuk është përgjigjur për zhvillimet në veri.

    Ndërsa kryetari i Leposaviqit, Zoran Todiq para gazetarëve në Jarinje deklaroi se pret që deri në ora 16:00 të zhbllokohet rruga në atë pikë kufitare dhe të zhvillohet qarkullimi.

    Sipas tij, në momentin që hiqet Njësia Speciale nga ato zona, do t’i heqin edhe ata makineritë e tyre.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!