kryeministri në detyrë, njëherit Kryetari i Vetëvendosjes, Albin Kurti ka mbërritur në ambientet e Kuvendit të Republikës së Kosovës.
I pyetur nga gazetarët nëse i ka numrat e mjaftueshëm për konstituimin e Kuvendit, Kurti nuk u deklarua.
Në ora 12:00 pritet të fillojë seanca konstituive e Kuvendit të Kosovës.
LDK, PDK dhe AAK, kanë konfirmuar pjesëmarrjen, por ende nuk kanë bërë të ditur nëse do të votojnë raportin e verifikimit të kuorumit.
/Reporteri.net/
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.