Kurti: Serbia kreu gjenocid në Kosovë dhe deportoi më shumë se 1 milion njerëz

Kryeministri Albin Kurti ka thënë që Serbia ka kryer gjenocid në Kosovë dhe se ka deportuar më shumë se një milion njerëz.


Ai përmes një postimi në “Twitter”, ka thënë se Dita e Çlirimit u arrit pas 78 ditësh bombardimesh ajrore ndaj caqeve ushtarake serbe nga NATO-ja.

“22 vjet më parë, pas 78 ditësh bombardimesh ajrore të caqeve ushtarake të Serbisë dhe kryeqytetit të saj, Beogradit, trupat tokësore të #NATO-s hynë në Kosovë duke shënuar ditën e çlirimit dhe paqes. Serbia kreu gjenocid në Kosovë dhe dëboi ose deportoi mbi një milion njerëz”, ka shkruar ai.