×
  • Lajme
  • Lajme

    Kurti: Serbia merr fonde nga BE-ja, por po militarizohet nga Rusia dhe Kina

    Reporteri
    29 Shtator 2021 | 12:00

    Kryeministri i Kosovls Albin Kurti ka mbajtur konferencë të përbashkët për media me Presidenten e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen.


    Kurti tha se në takim me Ursula von der Leyen biseduan për projektet për planet ekonomike, ku janë identifikuar 100 projekte, të cilat krijojnë një bazë për zhvillimin ekonomik të Kosovës, shkruan Reporteri.net.

    Në këtë konferencë për media, Kurti ka folur edhe për tensionet e fundit në veri duke thënë se Serbia u përgjigj me forcë ndaj një vendimi të ligjshëm.

    “Në pikat kufitare Bërnjak dhe Jarinje ne nuk kemi marrë ndonjë vendim të ri përveçse po e zbatojmë një dakordim të vjetër, fatkeqësisht Serbia u përgjigj me forcë duke grumbulluar forca ushtarake dhe mjete luftarake siç janë tankset dhe aeroplanët luftarakë të Rusisë”, tha Kurti.

     

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!