×
  • Lajme
  • Lajme

    Kurti: Serbia po i ikë nënshkrimit të marrëveshjes

    Reporteri
    18 Mars 2023 | 23:50

    Kryeministri Kurti, ka folur pas diskutimeve maratonike në Ohër, ku u bë e ditur se palët u dakorduan për aneksin e zbatimit të marrëveshjes për normalizim.

    Kurti ka akuzuar palën serbe se edhe kësaj radhe i iku nënshkrimit, ashtu siç kishte bërë më 27 shkurt, shkruan gazeta online Reporteri.net.

    Kryeministri Kurti tha se pala serbe po i ikë nënshkrimit që do ta bënte marrëveshjen në statusin e saj ligjërisht e ndërkombëtarisht të obligueshme. Por, ai tha se i takon BE-së që ta bëjë këtë.

    “Ne erdhëm për të nënshkruar marrëveshjen bazë me aneksin e zbatimit. Kemi arritur dakordim për aneksin. Pala tjetër njëjtë si më 27 shkurt po i ikë zbatimit zë marrëveshjes edhe në aneks. I takon BE-së ta gjejë

    Sa për aneksin e zbatimit ai do të publikohet dhe do të mund ta lexoni.

    Pajtimi publik është arritur, mirëpo pala tjetër po i ikë nënshkrimit që do ta bënte marrëveshjen në statusin e saj ligjërisht e ndërkombëtarisht të obligueshme. Tani i takon BE-së që ta bëjë këtë. Marrëveshja bazë është njohje e ndërsjellë de facto. Ka edhe shumë gjëra të tjera aty, por sot mund të themi se e kemi edhe aneksin e zbatimit, mirëpo i ikën nënshkrimit të marrëveshjes bazë, e edhe aneksit të zbatimit”, tha Kurti ndër të tjera.

    Kryeministri foli edhe për nenin 7, për të cilin përfaqësuesi i lartë i BE-së, Josep Borrell tha se Kosova është pajtuar të fillojë menjëherë përgatitjet për të siguruar një nivel të mirëfilltë të vetëmenaxhimit të komunitetit serb.

    Kurti tha se nuk bëhet fjalë për vetëqeverisje, por për vetmenaxhim.

    Nuk është vetëqeverisje aty, është vetmenaxhim. Unë jam kryeministër i të gjithë qytetarëve pa dallim, dhe angazhohem edhe për serbët e të gjitha pakicat tjera dhe u shërbej të gjithëve. Në këtë aspekt ekziston një paragraf i cili flet për një nivel adekuat të vetmenaxhimit të pakicës serbe, dhe ne do të udhëhiqemi prej standardeve më të larta në mënyrë që edhe serbët në Kosovë të mos kenë asnjë cenim, duke mos harruar që pakoja e Ahtisarit u ka krijuar hapësirë mjaft të madhe ti gëzojnë të drejtat”, u shpreh Kurti.

    Sa i përket themelimit të Asociacionit të komunave me shumicë serbe, Kurti përsëriti se “Ka rend kronologjik të marrëveshjeve,  dhe se siç tha ai “nuk ka hierarki logjike apo vlerore”. /Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!