Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti në një intervistë për RTK-në ka deklaruar se partia që ai drejton, Lëvizja Vetëvendosje, është e gatshme për zgjedhje. Ai madje e ka sfiduar opozitën se nëse nuk i ka numrat për ta çuar Kosovën në zgjedhje të reja, mund t’ia bëjë vetë ai.
“A do të ketë zgjedhje para 4-vjetorit të qeverisjes suaj?”, është pyetur Kurti në këtë intervistë.
“Kjo është e vetmja pyetje që ma bëtë sonte për opozitën, ata duhet ta thonë fjalën e tyre unë nuk mund te shkoj në zgjedhje pa opozitën, pra, Aktgjykimi i Gjykatës Kushtetuese nga viti 2020 ka treguar që për shpërndarje të Kuvendit duhen 2/3 dhe nuk ka mundësi tjetër që automatikisht të shkohet në zgjedhje, tha ai.
“Mund t’i bëjnë bashkë me neve, kjo është ofertë e imja”, u shpreh Kurti. “Unë po them që po shkojmë në zgjedhje kur dëshiron opozita. Ne i ndihmojmë opozitës nëse dëshirojnë të shkojnë në zgjedhje”, tha ai. “Gjithmonë gati për zgjedhje”.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.