×
  • Lajme
  • Lajme

    Kurti shkon te varri i Arbënor Deharit, në 6 vjetorin e vdekjes së tij

    Reporteri
    11 Qershor 2020 | 13:38

    Albin Kurti bashkë me anëtarë dhe aktivistë të Lëvizjes Vetëvendosjes kanë bërë homazhe tek varri i Arbënor Deharit në 6 vjetorin e vdekjes së tij.


    Kurti tha se Arbënori mishëronte modelin e aktivistit që veprimin politik nuk e shihte si një akt spontan të izoluar, por si rezultat dhe kulmim të një pune organizative.

    “Ditën e sotme Kryetari Albin Kurti së bashku me aktivistët e Lëvizjes mbajtën homazhe në 6 vjetorin e ndarjes nga jeta të aktivistit Arbënor Dehari. Sot Arbënori do të kishte qenë 35 vjeçar me plot angazhim e përkushtim, mendim dhe entuziazëm për vetëvendosjen e popullit tonë, për barazi shoqërore dhe për zhvillim ekonomik. Arbënori mishëronte modelin e aktivistit që veprimin politik nuk e shihte si një akt spontan të izoluar, por si rezultat dhe kulmim të një pune organizative”.

    “Veprimi politik për të ishte shpallja publike e ekzistencës së mrekullueshme të një kolektivi politik barazitar që e mundëson veprimin. Kjo e mbante Arbënorin jo në akte politike të izoluara dhe individualiste, por në një lëvizje permanente kolektive. Aktivisti është i tillë vetëm për sa është me të tjerë aktivistë. Kjo bindje e Arbënorit është bindja jonë dhe kjo e mban atë të pandashëm prej nesh dhe kujtimi i tij na mban edhe ne po ashtu” ka shkruar Kurti.

    Të pranishëm në homazhe ishin edhe prindërit e Arbënorit dhe vajza e Astrit Deharit, poashtu i ndjerë. /Reporteri.net/.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!