Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, e ka shtyrë vizitën e tij për në Shtetet e Bashkuara të Amerikës të paralajmëruar në nëntor, për në pjesën e parë të vitit 2022.
Kështu ka konfirmua zëdhënësi i Qeverisë së Kosovës, Përparim Kryeziu.
Sipas tij, kryeministri Kurti, që nga marrja e detyrës ka zhvilluar vizita zyrtare në qendra të rëndësishme perëndimore, ngjashëm do të bëjë edhe me Washingtonin.
”Kryeministri Kurti do të udhëtojë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Vizita e paralajmëruar për në nëntor është shtyrë për në pjesën e parë të vitit të ardhshëm. Që nga marrja e detyrës, tetë muaj më parë, kryeministri Kurti ka zhvilluar vizita zyrtare në qendra të rëndësishme perëndimore si Bruksel, Paris e Vjenë e që do të vazhdojnë edhe në qendra të tjera vendimmarrëse përfshirë Washingtonin”, ka thënë ai për klan kosova.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.