×
  • Lajme
  • Lajme / Takimi për datën e zgjedhjeve

    Kurti s’i shkoi në takim, Osmani: Arsyen se dimë, mund ta pyesni atë, po supozoj që është në zyre

    Reporteri
    31 Korrik 2024 | 15:14

    Presidentja e vendit, Vjosa Osmani në konferencën për media u pyet edhe për mungesën e kryetarit të VV-së, Albin Kurti në takimin konsultativ me krytarët e partive politike për caktimin e datës së zgjedhjeve, shkruan Gazeta Online Reporteri.net.

    Osmani tha se arsyen e mungesës së Kurtit nuk e di, por që “mund ta pyesni atë drejtëpërdrejtë, besoj është në zyrë”.

    Këtu ajo përmendi edhe gatishmërinë e nënkryetarit të VV-së, Glauk Konjufca për të marrë pjesë në këtë takim, por Osmani tha se kanë respektuar parimin se takimi ishte në nivel të kryetarëve.

    “Nuk e kam parë që dikush e ka quajtur bojkot mospjesmarrjen e Kurtit në këtë rast, edhe pse siç e dini të gjitha partitë kanë qenë të ftuara në nivel të kryetarëve të partive. Nënkryetari Glauk Konjufca, ka shprehur gatishmëri të plotë të vijë në takim, por të gjitha partitë kanë qenë të informuara që ky takim është për nivel, këtë parim e kemi mbajtur per të gjithë dhe me mirekuptim e ka zbatuar. Ska qenë prezent kryetari i VV-së, arsyet nuk i dimë, mund ta pyesni atë drejtëpërdrejtë, po supozoj që është në zyrë, mund të shkoni ta pyesni”.

    “Kishte edhe dy mungesa tjera, Lista Serbe, s’ka pasur as pergjigje, si dhe partia e Elbert Krasniqit, ani pse e kishte konfirmuar”, tha Osmani në konferencë për media.

    /Reporteri.net/

    Osmani tregon propozimet për zgjedhje: Pasi Presidenca ta bëjë analizën, do ta bëjmë publike datën

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!