×
  • Lajme
  • Lajme / Dialogu me Serbinë

    Kurti: S’ka takim të planifikuar gjatë këtij viti në Bruksel, nuk ka normalizim pa siguri

    Reporteri
    01 Dhjetor 2023 | 12:24
    Albin Kurti, Kryeministër i Kosovës. Foto: AP

    Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë se nuk është në dijeni për ndonjë takim të planifikuar në Bruksel me presidentin serb, Aleksandër Vuçiq gjatë muajt dhjetor.

    “Qeveria e Kosovës ka qenë gjithmonë e përkushtuar dhe konstruktive në dialogun me Serbinë. Por pas sulmit terrorist në Banjkës të Zveçanit vlerësojmë se prioritet i shtetit tonë është siguria e kufijve. Ne duam normalizim të marrëdhënieve me Serbinë, por nuk mund të kemi normalizim pa siguri, e siguria nënkupton që kriminelët, terroristët nuk duhet të jenë të lirë siç po ngjanë në Serbi. Ne për mbrojtjen dhe ruajtjen e tij po angazhohemi me institucionet tona të sigurisë, por edhe me partnerët ndërkombëtarë”, tha Kurti sot, shkruan gazeta online Reporteri.net.

    Takimi i fundit në Bruksel i Kurtit me krerët e BE-së në kuadër të dialogut ka ndodhur më 26 tetor.

    Takimi i fundit në Bruksel i Kurtit me krerët e BE-së në kuadër të dialogut ka ndodhur më 26 tetor.

    Në takimet e fundit që kanë pasur liderët e Kosovës dhe Serbisë, me liderët e BE-së, Francës, Gjermanisë e Italisë në Bruksel, me 26 tetor, ata, sipas diplomatëve evropianë, “kanë shprehur gatishmëri që të pranojnë propozimin si bazë të mirë“.

    Kryeministri i Kosovës Albin Kurti ka shprehur gatishmëri të ecë përpara me këtë propozim, si dhe me zbatim të Marrëveshjes për normalizim.

    Ai ka thënë se ka dashur ta nënshkruajë dokumentin, pasi “vetëm nënshkrimi nënkupton pranim dhe garanton implementim“.

    Por, presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq ka refuzuar ta nënshkruajë atë.

    Në BE besojnë se takimet e së enjtes do të hapin rrugën për një dinamikë të re në procesin e zbatimit të marrëveshjeve.

    Marrëveshja për normalizim, prej 11 nenesh, mes tjerash parasheh edhe një nivel të vetëmenaxhimit për komunitetin serb në Kosovë dhe njohje të ndërsjellë të simboleve shtetërore, ndërsa kërkon nga Prishtina dhe Beogradi që t’i zbatojnë, po ashtu, të gjitha marrëveshjet e mëhershme të dialogut./Reporteri.net/

     

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!