×
  • Lajme
  • Lajme / Rikujtim

    Kurti: Sot dy vjet Serbia dërgoi avionë luftarakë afër kufirit për të na frikësuar

    Reporteri
    26 Shtator 2023 | 18:56

    Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë se Serbia ka kohë që tenton seriozisht ta shtrojë autoritetin e saj mbi Kosovën.

    Kurti ka kujtuar se si, në 2021-ën, Serbia dërgoi në kufi me Kosovën disa avionë luftarakë si dhe ambasadorin rus në Serbi, Aleksandr Botsan-Kharchenko, siç tha ai, “për të na frikësuar”, shkruan Reporteri.net.

    Ky i fundit vizitoi njësinë ushtarake të ushtrisë së Serbisë, e cila qe mobilizuar në Rashkë pas tensioneve për barrikadat.

    Megjithatë, shefi i ekzekutivit ka shtuar se Kosova nuk do të zmbrapset në mbrojtje të demokracisë dhe sundim të ligjit.

    Vuçiqi thotë se nuk e pyet askënd për t’i lëshuar avionët luftarakë

    “Dy vjet më parë, Serbia dërgoi avionë luftarakë MiG-29 dhe Ambasadorin e Rusisë në kufirin tonë për të na frikësuar. Që atëherë, dhuna dhe agresioni i tyre është intensifikuar. Por ne mbetemi të vendosur në angazhimin tonë për të mbrojtur demokracinë dhe sundimin e ligjit në të gjithë Republikën e Kosovës”, ka shkruar Kurti.

    Tensionet në veri u rritën intensivisht pasi një grup kriminelësh, mëngjesin e së dielës, sulmuan Policinë e Kosovës nga ku mbet i vdekur rreshteri Afrim Bunjaku.

    Në operacion kundër-terrorist, policia ka vrarë tre terroristë dhe ka arrestuar tetë të tjerë. /Reporteri.net/.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!